Bebi, bën ftohtë jashtë
Kur dimri është para derës së shtepisë, ne bëjmë gjithmonë pyetjen e njejtë “a do dalim sot jashtë apo jo?” Ne jy pyetem juve, nëna Pufies, që të shohim se cila do të ishte pergjigjja më e zakonshme. Disa nga ju thatë se “Ajri i pastër edhe pse i ftohtë është i shëndetshëm deri diku…”. Mund të jetë “për një kohë të shkurtë
por duhet të zhvillojnë tolerancën…”, veshur si një Eskimo me “…pantofla të leshta, kapelë, dorëza dhe me kominoshe me tegela…“ janë disa nga gjërat që ju i keni përmendur për një shëtitje të mirë dimri. Të tjerët preferojnë rahatinë e shtëpisë në vend se të rrezikojnë me këtë kohë të ftohtë, për shkak të “…temperaturave të ulëta dhe viruseve të shumta…”.
A është Dimri me të vërtetë i rrezikshëm për fëmijët tanë të vegjël?
Këtu janë disa këshilla për shëtitje në dimër.
Shëtitjet në të gjtha sezonet janë të mira për beben që të zhvilloj një tolerancë dhe sistem imunitar të fortë. Qëndrimi i tepërt i bebes brenda shtëpisë mund të jetë edhe e dëmshme – ajri në shtëpi zakonisht nuk qarkullon dhe mbushet me pluhur nga mobileritë, i cili mund të shkaktojë alergji tek bebet.
Pas muajit të dytë, ju mund të shijoni më shumë shëtitje jashtë, përderisa temperaturat nuk janë nën -5 gradë dhe nuk ka frymë shumë. Bora zakonisht përmirson eksperiencën e dimrit, përderisa nuk i ka bllokuar rrugët dhe trotuaret për të vegjëlit dhe karrocat e tyre. Koha më e mirë për një aventurë dimri është mes orës 12 dhe 16 kur është më nxehtë jashtë. Edhe vetëm 20 minuta janë mjaftueshëm. Para çdo shëtitje në dimër, është e domosdoshme të përdorni kremë të lëkurës për bebe që të mos iu thahet lëkura nga ajri i thatë.
Veshëmbathja është një element i rëndësishëm i aventurave të dimrit. Është mirë ta veshim fëmijun në “shtresa” dukë kombinuar të brendshme pambuku me rroba të leshta. Pambuku është i përshtatshëm për beben pasi që është i butë dhe nuk irriton lëkurën kurse leshi e mban ngrohtë dhe thith lagështinë. Kur vishet në shtresa, ju gjithmonë e keni mundësinë ta zhvishni nëse i vie nxehtë apo kur hyni brenda. Edhe ju, nënat, keni ndarë me neve se krejt çka nevojitet janë “2 palë çorape, triko, pantallona, jelek, bluzë, xhemper të trashë, xhaketë dhe pantallona të papërshkueshëm nga uji. Vetëm këto 🙂 Këto lartë të kombinuara me një shall, dorashka dhe çizme” do e mbrojnë fëmijun nga moti i ftohtë. Por prapë, kujdes që mos ta teproni me veshëmbathje, sepse fëmijët e kanë më lehtë të përballojnë temperaturat e ulëta sesa ato të larta.
Përveç veshëmbathjeve, ka edhe aksesorë tjerë të rëndësishëm të cilët duhet ti marrim parasysh, veçanarisht nëse beba është ende e vogël. Në çantën e bebes, së bashku me biberonin, ju mund të mbani edhe: lecka të lagëta Pufies, pelena Pufies, krem lëkure për bebe dhe një palë rroba rezervë, për çdo rast. Nëse beba ka kaluar kohën e të ushqyerit me gji, ju mund të merrni ushqim, ujë dhe ca lecka të lagëta do ju vijnë gjithmonë në dispozicion.
Disa këshilla për fëmijët:
Këshilla 1: Nëse jeni duke dalur për herë të parë me beben tuaj jashtë, është mirë të “stërviteni” pak paraprakisht. Për shembull, ju mund të rrini në ballkon për të paktën 5-10 minuta.
Këshilla 2: Edhe nëse beba është në gjumë, ju ende mund të dilni jashtë me të. Është mirë për beben të mer frymë ca ajrë të pastër.
Këshilla 3: Ju duhet te provoni ta lëvizni karrocen gjatë gjithë kohës, sepse nëse rrini në një vend për një kohë të gjatë, beba mund të ftohet.
Këshilla 4: Një mënyrë e lehtë për ta kontrolluar nëse beba e ka nxehtë apo ftohtë, është duke ja prekur ballin dhe faqet e tyre.
Këshilla 5: Nëse është shumë ftohtë për të shëtitur jashtë, mundohuni që të ajrosni të gjitha dhomat me ajrë të freskët. Nëse këni ballkon, përderisa nuk është përmbi një rruge më tollovi, ju mund ta përdorni që të dilni jashtë me beben kohë pas kohe për disa minuta.
Disa këshilla për fëmijët që mund të ecin vetë:
Tregojani anën argëtuese të dimrit dhe borës bebes në mënyrë që edhe ata ta shikojnë sa argëtuese janë – të rrëshqasin në borë, të ndërtojnë një dordolec, të hedhin topa bore, ju mund edhe ta fshini borën para shtëpisë së bashku me fëmijët tuaj.
Ne kemi pranuar shumë foto dhe video nga ju, prindër Pufies, duke luajtur më fëmijët tuaj në dimër. Faleminderit që i keni ndarë këto momente të mira, të cilat kanë ngrohur ditët e ftohta të Shkurtit.