Çka është Movember?

Ndoshta keni dëgjuar për Movember, projekti jo-fitimprurës që mbledh para për kancerin duke i kërkuar mashkujve që të rrisin musteqet për 30 ditë, dhe pastaj duke e rruar të gjithën në një parti musteqeje. Fakti që Movember është tani një fenomen ndërkombëtar nuk është diçka e pazakontë fare, duke e marrë parasysh historinë e këtij eventi 13 vjet të vjetër.

Movember ka filluar diku ne mës të 2003: CEO Adam Garone e spjegon në një bisedë në TED 2011, „Biseda u kthye në modën e viteve 70’ – se si çdo gjë është duke u kthyer përsëri në trend. Pastaj pas ca birrave, ne thamë, ‘Po musteqet? Pse nuk janë kthyer edhe ato në modë? Çka ka ndodhur me musteqet?’…Dita përfundoi me një sfidë: që të rikthejmë përsëri musteqet.”

Rregullat e Movember?

 1. Ju duhet të filloni me një fytyrë të rruar pastër me 1 Nëntor.

pufies-movember_1

2. Gjatë tërë muajit të Nëntorit, ju duhet ti rrisni dhe ti rregulloni musteqet.

pufies_movember_2

3. Jo mjekrra. Vetëm musteqe*.

pufies_movember_3

4. Ju duhet të sillni si një xhentëlmen i vërtetë gjatë tërë muajit.

pufies_movember_4

Ka pasur pengesa të përkohshme, viti i parë i lëvizjes ka qenë mesatarisht i sukseshëm. Pastaj themeluesit filluan të mendonin se si ta bëjnë lëvizjen më me kuptim. Kështu ata u inspiruan nga gratë rreth tyre të cilat organizonin evente për kancerin në gji pasi që diçka e këtij lloji nuk kishte për mashkujtë.

Idea është vetëdijësimi, edukimi dhe mundësia për të provuar diçka të re dhe zbavitëse me qimet e fytyrës në të njejtën kohë duke punuar për një kauzë. Por kur lëvizja u zgjerua në gjithë botë, ajo u prit me skepticizëm. Kur Movember erdhi në SHBA në 2007, ajo ishtë mjaft e panjohur dhe e lokalizuar në tregje lokale. Jo shumë njerëz e kanë ditur se është njëra nga lëvizjet bamirëse më të njohura dhe të sukseshme në Australi për shëndetin e mashkullit.

Përfundimisht, ajo morri famën e duhur dhe tani Movember është njëra nga kampanjat më të sukseshme për luftimin e kancerit në prostatë dhe atë testikular. Deri tani, kampanja ka mbledhur mbi 550 milionë dollarë në 21 shtete dhe është motori i zbulimeve në programe studiuese. Dhe gjithë kjo nga një bisedë për musteqe në Australi.

Pra, si mundeni ju dhe fëmijua juaj të merrni pjesë? E pra, pasi që të rrisni musteqe është jashtë diskutimit, ju duhet të inkurajoni mashkujtë tuaj të bëjnë kontrollin vjetor këtë muaj.

*Po, edhe musteqet me qumësht pranohen.