Festo si një bebe

Shoqërohu që nga ditët e para

 

Shumica prej juve nëna Pufies, keni thënë se është mirë për beben të dëgjoj muzikë. Disa prej juve madje keni thënë se është metodë e mirë për ndërtimin e një psikike të fortë. Ne do e dedikojmë një artikull tjetër për këtë, por për tani, ne do ju tregojmë se si

muzika ju ndihmon ti mësoni aftësi komunikuese të vegjëlve tuaj. Po, ne po flasim për festa!
Bebet mund të duken se nuk kuptojnë shumë, por mos i nënvlerësoni. Çdo ndërveprim që ka beba me arte sikur muzika, pikturimi apo vallëzimi, i mëson atyre shumë për jetën.
Nuk ka dyshim se shijimi i jetës, argëtimi dhe krijimi i miqve të ndihmon në jetë. Përveç kësaj, nuk ka kohë mënyrë më të mirë për ta mësuar këtë sesa në fillim të jetës pra – sa është një bebe.
Pra, ftoni disa prindër me bebet e tyre, zgjedhni muzikë të mirë, krijoni një atmosferë të gjallë dhe keni parasysh ca gjëra:

note_5 1. Kushtoni vëmendje dallimit në moshë.

Në vitet e para të jetës, një dallim i vogël i moshës mund të jetë punë e madhe. Të rinjtë mund të mësojnë nga të mëdhenjtë por edhe mund të lihen të izoluar. Ju duhet të siguroheni se ka fëmijë që kalojnë në të njejtat faza në mënyrë që ata mund të eksplorojnë së bashku.

 

 

 

 

note_1 2. Sigurohuni që keni lojra argëtuese.

Fëmijët e vegjël mund të kënaqen me pak. Ata fascinohen me gjithçka, për këtë imitojnë njërti tjetrin tërë kohën. Kështu që, sigurohuni të paktën që të keni nga një palë të çdo lodre. Mund të jetë ide e mirë që lodrën e preferuar të fëmijut tuaj ta lëni anash për të shmangur ndonjë konflikt. Sa më shumë gjëra për bebet që të luajnë, aq më mirë.

 

 

 

 

note_3_no_frame 3. Bëjeni të rehatshme.
Ky është çelësi për disponim të mirë dhe komunikim të rrjedhshëm. Pra, sigurohuni që të vegjëlit janë veshur rehatshëm dhe nuk kanë lagështi. Poashtu, shtoni ngjyra dhe stimulime vizuale në mjedisin rrethues. Lodrat nuk janë të vetmet që ndezin ndërveprimet; vizatimet janë një mjet shumë i mirë. Këtu, pelenat Pufies mund të ju ndihmojnë duke e mbajtur beben rehat dhe të thatë, përderisa ata komunikojnë me lehtësi me njëri tjetrin. Vizatimet e bukura në pelena, nga ana tjetër, u ndez imagjinatën për lojëra të reja.

 

 

note_2 4. Rrini larg rruges tyre, por gati të ndërhyni menjëherë.
Fëmijët duhet të kenë hapësirën e tyrë për të komunikuar. Pra, mendoni për ndonjë aktivitet edhe për prindërit. Mirëpo, sigurohuni që jeni duke shikuar gjithçka dhe jeni gati të merrni kontroll kur ka konflikt. Mënyra më e mirë për ta menaxhuar këtë është ta ridrejtoni vëmendjen e fëmijut tuaj drejt një lënde tjetër – për shembull vizatimet në pelena.

 

 

 

note_4 5. Tregoni atyre si bëhet.
Jepni shembull të mirë. Komunikoni me fëmijët dhe prindërit. Tregoni të vegjëlve tuaj se jeni të interesuar se çka po ndodhë dhe se ky është një process i rëndësishëm për ty. Me fjalë tjera: Argëtohuni!

 

 

 

 

 

Pasi e kuptojnë konceptin, do fillojnë të ndihen rahat me të dhe shumë shpejtë, ata do ju mësojnë juve se si të argëtoheni dhe ta shijoni jetën. Prandaj, ju sugjerojmë të mos prisni shumë – fillojeni festën sa më shpejtë!
Ne ju dëshirojmë një kohë të mirë dhe në qoftë se dikush refuzon ftesën tuaj për festën tuaj, ju mund ta përdorni këtë artikull për ta bindur 😉