Lojëra në natyrë për mamin dhe bebin

Me Shtatorin duke afruar, koha jashtë po fillon të freskohet dhe të bëhet më e këndshme. Shfrytëzoni këto momente të mrekullueshme me zemrën tuaj të vogël dhe kaloni kohë në natyrë!

Fëmijët adhurojnë eksplorimin dhe mund të kalojnë orë të tëra vetëm duke prekur barin, gjethet dhe gurët. Nëse kjo nuk është për fëmijun tënd, atëherë i keni sheshet e lojërave ku mund të kënaqet. Është mënyrë shumë e mirë për të krijuar shoqëri apo edhe për tu angazhuar në aktivitete të ndryshme.

Ndiqe fluskën!

Kjo është në lojë shume e lehtë, qesharake dhe e lirë për ta kaluar ditën plot gëzim! Kujt nuk i pëlqejnë fluskat? E di që neve po! Fryni flyskat dhe bëni që fëmijët tuaj ti pëlcasin. Në fillim mos i shtyni shumë nëse mendoni se fëmijut tuaj i nevojitet ende kohë të ec mirë. Më e mira e kësaj loje është se nëse nuk keni një shishe me fluska në shtëpi, ju mund ta bëni vetë! Ju ndoshta e keni bërë këtë si fëmijë, por nëse jo – përzijeni ca sapun me ujë dhe fryjeni përmes një fyshti. Voila – orë të tëra plot gëzim për ju dhe beben tuaj!

Kurs i pengesave për bebe!

Siç sugjeron tituli, kjo lojë kërkon nga fëmija të ec apo zvarritet. Përveç kësaj, është shumë e lehtë! Vendosni objekte me të cilat të bashkëveproj – kutia, topa, rretha, tunele dhe lodrat e preferuara. Sfidojeni fëmijun tuaj të ju përcjell udhëzimet – për shembull, “ma sill arushin dhe shko nëpër tunel”. Mbajeni thjeshtë, por jeni sa më kreativ – mundësitë janë të pafundme!

Dilni në shëtitje së bashku!

Edhe pse nuk është një lojë, prapë është një mënyrë e bukur dhe argëtuese për tu lidhur me fëmijun tuaj. Kalimi i mëngjesëve me beben tuaj dhe të bëni atë që doni është një mënyrë për tu ndier shumë mirë. Nëse nuk keni vrapuar më herët, ju mund ta zëvendesoni me shëtitje normale. Ose ju mund vetëm të shëtitni – gjithçka qëndron tek ajo çka ju bën të ndiheni më mirë dhe çka doni të bëni ju. Më e mira e kësaj është se ju mund ti ftoni nënat tjera – në fakt, ka shumë grupe në Facebook që bashkohen mu për këtë qëllim.

Të luajmë kile me hije!

Sapo të ndihet i sigurt fëmija juaj për vrapim, ata do ta adhurojnë këtë lojë! Në thelb është sikur kilja por me një ndryshim – ju nuk e ndjekni njëri tjetrin por hijet e njëri tjetrit. Si? Pra, ju duhet të “hypni” mbi hijen e tyre! Por së pari – është mirë të ju tregoni ku është hija e tyre dhe si lëviz bashkë me ta. Përveç nëse ata vetëm e dinë këtë, në ktë rast, vetëm vazhdoni të luani!

Ndjekje kafshësh

Fëmijët kënaqen kur i ndjek! Veçanarisht kur përfundon me një përqafim apo gudulisje 😊 Ju mund të zgjidhni çfarë lloj kafshe dëshironi të bëheni – ndoshta një ari apo luan. Pse ndoshta një lepur apo një oktapod. Opcionet janë gati të pafundme 😊 Kur e kapni fëmijun, sigurohuni që ti bëni të ndihen mirë duke i shprehur dashuri në një mënyra si p.sh. ta përqafoni. Pastaj ndërroni rolet!

A keni ju ndonjë gjë të preferuar që e bëni me fëmijun tuaj kur jeni jashtë? Na tregoni në komente në Facebook!

*Shpresojmë që të argëtoheni me idejat tona, por keni në mendje moshën e fëmijut tuaj, shëndetin dhe sigurinë kur zgjedhni njërën nga aktivitetet që ju kemi dhënë.