Muajt e parë të bebes: Një udhëzues për nënat e reja

Njeriu i vogël i juaj ka ardhur! Duke i mbajtur ata, ju mund të mendoni se sa e mahnitshme është që ata janë kaq të vegjël, megjithatë kanë shumë rëndësi për ty… të jesh një nënë për herë të parë mund të jetë sfidë në fillim, por pa dyshim – pakoja e vogël e juaj e gëzimit ja vlen. Ja çfarë duhet të prisni gjatë muajve të parë.

Muajtë e parë – kohë emocionuese!

Ata do fillojnë të bëjnë zhurmë në kohën e duhur. Mbani mend se çdo fëmijë është i veçantë dhe ata mund të ju befasojnë me tinguj të caktuar dhe fjalë kur ju më së paku e pritni!

Dëgjimi i vogëlushit tuaj është shumë i ndjeshëm. Nëse i mbani afër dhe flisni me ta, ata mund të ju dëgjojnë zërin dhe të ju shohin shprehjet në fytyrë. Çdo moment me thesarin e juaj të vogël është aq i veçantë, pasi që ju krijoni një lidhje të paçmuar emocionale jetësore me ta.

 

Nëse ndonjëherë ndiheni të pasigurtë për zgjedhjet që i bëni – pushoni, merrni frymë thellë! Ti, dhe vetëm ti e di se çka është më së miri për beben tuaj, pasi që i njihni dhe kuptoni si askush tjetër. Muajt e parë mund të jenë sfidues për ju dhe partnerin tuaj dhe të flisni për këtë mund të jetë e dobishme.

 

Muaji i dytë ka ardhur – dhe me këtë më shumë buzëqeshje!

Po! Beba juaj mund të ju bekoj me buzëqeshje në muajin e dytë! Mu kur keni nevojë për diçka që ju bën të ndiheni mirë pas një muaji pa gjumë J Ju do zbuloni se momentet e para të tyre  – një buzëqeshje, një fjalë, një hap – janë gëzimi më i madh për prindër. Në fakt, ju mund të buzëqeshni vetëm kur mendoni për ato momente të para.

 

 

Dëgjimi i bebes është zhvilluar dhe tani ata mund të dallojnë zërat e ndryshëm dhe ti njohin – përveç që ndihmon në qetësimin e tyre, kjo nënkupton se ju keni filluar të krijoni një lidhje të veçantë që do qëndroj gjatë gjithë jetës. Disa nëna i flasin dhe këndojnë bebeve të tyre. A e keni provuar? Ajo mund të jetë terapeutike edhe për ju.

 

Tung, muaji i tretë!

Përafërsisht në këtë moshë, beba juaj do ti dalloj duart e veta pasi që shqisa e prekjes do ti zhvillohet shumë. Ju do të habiseni nga kurreshtja e tyre për materiale të ndryshme. Provoni ti jepni lloje të ndryshme të pëlhurave ose provoni librat me tekstura që janë për këtë moshë.  Keni besim kur eksperimentoni me materiale apo objekte të ndryshme – provoni çka funksionon për ju dhe beben tuaj. A keni zbuluar se çka po i pëlqen më shumë?

 

Aftësitë e tyre motorike poashtu po zhvillohen! Tani ata fillojnë të rrokullisen në bark. Ju mund të filloni ti lexoni ose të krijoni një rutinë ku i lexoni përralla para gjumit? Do ti ndihmoj të flen dhe përveç kësaj, ata kanë qejf ta dëgjojnë zërin tuaj. Ato momentet e qeta dhe paqësore, kur beba juaj është duke fjetur jaën më të mirat – nuk ka gjë më të bukur se një bebe duke fjetur.

 

Pra, çka mendoni ju nëna Pufies? Si po shkojnë muajt e parë me beben tuaj deri tani? Cili ka qenë momenti më emocional që e keni pasur bashkë? Na tregoni në komente në Facebook.