SI TË PREGATITENI PËR LINDJE

Nëntë muaj kalojnë goxha shpejtë. Më mirë është të jeni e pregatitur kur takoheni për herë të parë me të porsalindurin tuaj, kështu që, i kemi disa këshilla për ju.
Lexoni më shumë

Si të pregatiteni për ditën e parë në çerdhe

 

Erdhi koha, ëh? E dijmë se sa e rëndësishme është kjo për ju – dita e parë në çerdhe për fëmijun tuaj! Poashtu e dijmë se nuk ndiheni plotësisht të sigurtë ta lini jashtë “folesë familjare”. Ndonjëherë është vështirë të adaptoheni në fillim, e dijmë këtë. Për këtë arsye, kemi pregatitur disa ide që mund të ju lehtësojnë juve dhe fëmijëve tuaj. Shikoni më poshtë!

Lexoni më shumë

Këshilla për ditën e parë në plazh me beben tuaj

Për gjithçka, ka një herë të parë. Dhe zakonisht është e frikshme kur ka të bëjë me fëmijët tanë. Keni lloj lloj pyetjesh në kokë. Për këtë, ne tek Pufies kemi përgatitur disa këshilla për ditën e parë në plazh me fëmijët tuaj. Shpresojmë se do të kënaqeni!

1. Gjëja e parë: çka duhet të di për mbrojtjen ndaj diellit?

Nëse foshnja juaj është nën 6 muaj, mbajeni larg rrezeve direkte të diellit gjatë tërë kohës!

 Rrini nën hije, megjithatë lyjeni më krem dielli. Nëse fëmija juaj është më i madh, mbulojeni në krem dielli dhe ikni rrezve të diellit nga ora 11:00-16:00 – kjo është koha kur dielli është më i fortë.

Gjithmonë përdorni krem me faktor 50 ose më shumë. 

Në këtë mënyrë, fëmija juaj do të jetë i mbrojtur sa më gjatë – vetëm se mbani mend ta lyeni përsëri pas 2 orësh ose pasi që është larë në deti.

2. Si duhet ta veshi beben?

Visheni beben tuaj në rroba të lehta dhe lirshme, një kapelë dhe me syze dielli. Ka syze dhe veshëmbathje që kanë mbrojtje ndaj rrezeve UV, këto janë opsioni më i mirë. Sido që të jetë, ju duhet ta lyeni me krem dielli edhe nën rroba.

Sigurohuni që të keni mbrojtje ndaj diellit edhe nëse dita nuk është me diell! 

Nëse fëmija juaj është i madh sa për të ecur, merrni këpucë plazhi apo këpucë pelte që të mos iu digjen këmbët nga rëra e nxehtë. Merrni me vete rroba shtesë – fëmijët nuk kanë qejf të rrijnë në rroba të lagura dhe nuk duhet, pasi që ato lejojnë më shumë rreze UV të depërtojnë.

3. Çka duhet të marrë me vete?

Kur mbërrini në plazh, vendosni “kampin” jo shumë afër ujit pasi që nuk keni dëshirë të lëvizni prapë kur vie batica. Merrni me vete plot peshqirë për ju dhe fëmijët tuaj.

Gjithmonë mbani me vete ndonjë lëng – mundësisht ujë – kur fëmija juaj ka etje. 

Ndoshta sillni më shumë se zakonisht që keni nevojë – vapa ju dehidron më shpejtë se sa që mendoni!

4. Beba ime ka dëshirë të eksplorojë gjithçka në plazh – çka duhet të kem parasysh?

Nëse fëmija juaj dëshiron të eksplorojë, gjithmonë shoqërojeni me dikë për ta mbikqyrur. 

Fëmijët kanë qejf të hanë gjithçka, pra ata mund të provojnë guraleca apo rërën. Mos panikoni, gjithçka do të jetë në rregull! Jepu ca ujë dhe mundohuni të ia shpërlani gojën sa më shumë që mundeni. Është krejtësisht e natyrshme për ata të eksplorojnë ambientin.

5. A mund të fusem në ujë me beben time?

Nëse vendosni të futeni në ujë me beben tuaj, gjithmonë mbajeni mirë dhe sigurtë. 

Ju mund ta vendosni në gomë , por ju duhet ta mbani atë gjatë tërë kohës! Rrini në ujë të cekët por jo për shumë gjatë – mund ti vie ftohtë. Nëse juve iu vie freskët, atyre iu vie shumë ftohtë! Në fillim mund t’ia fusni vetëm këmbët në deti. Nëse ndihen të shqetësuar, mos e mundoni – ata do të kenë mjaftë kohë për të notuar kur të rriten!

Nuk është e rekomanduar të futeni në ujë me beben tuaj nëse është më e vogël se 2 muaj.

Shpresojmë që këto këshilla do të ju ndihmojnë. Nëse keni pyetje tjera për sigurinë e bebes tuaj në plazh, atëherë konsulltohuni me pediatrin tuaj.
Paçi një udhëtim të këndshëm!

 

 

Vera me beben

Aktivitete me beben tuaj gjatë ditëve të nxehta të Verës

Ka ardhur vera dhe jeta është, e po, jo taman e lehtë me një bebe, por është definitivisht interesante! Tani është shansi juaj ti merrni fëmijët tuaj me veti jashtë dhe ti’a tregoni se sa e pasur dhe gjerë është jeta. Poashtu është një mundësi e mirë për ju ta shikoni botën nga një perspektivë tjetër, sepse asgjë nuk ju bën të shikoni gjërat përsëri sikur kur e shikoni beben tuaj të eksperiencoj botën për herë të parë . Këtu janë disa këshilla me të cilat mund të filloni:
Lexoni më shumë

Përfitimet e bebes kur i lexoni

Çka kuptojnë bebet e porsalindura nga librat?

Shumica nga ju, nëna Pufies, keni rënë dakord se është mirë t’i lexosh një fëmije. Dhe kështu është. Në fakt, ekziston një sasi e konsiderueshme e hulumtimeve rreth temës dhe lista e efekteve pozitive për beben tuaj është e gjatë.
Këtu janë disa arsye të mira për të filluar menjëherë ti lexoni bebes nëse veq nuk keni filluar deri më tani.
Lexoni më shumë

Pashkët për të vegjëlit

Këshilla Pufies për festa

Nuk është kurrë herët të kuptosh vlerën kohës që kalon me familjen tuaj.
Dhe çdo rast feste është një mënyrë e mirë që të ia mësoni këtë bebes tuaj.  Gjasat për të mbajtur mend detajet janë shumë të vogla, por
Lexoni më shumë

Festo si një bebe

Shoqërohu që nga ditët e para

 

Shumica prej juve nëna Pufies, keni thënë se është mirë për beben të dëgjoj muzikë. Disa prej juve madje keni thënë se është metodë e mirë për ndërtimin e një psikike të fortë. Ne do e dedikojmë një artikull tjetër për këtë, por për tani, ne do ju tregojmë se si

Lexoni më shumë

Bebi, bën ftohtë jashtë

Kur dimri është para derës së shtepisë, ne bëjmë gjithmonë pyetjen e njejtë “a do dalim sot jashtë apo jo?” Ne jy pyetem juve, nëna Pufies, që të shohim se cila do të ishte pergjigjja më e zakonshme. Disa nga ju thatë se “Ajri i pastër edhe pse i ftohtë është i shëndetshëm deri diku…”. Mund të jetë “për një kohë të shkurtë
Lexoni më shumë

Krishtlindjet e para të bebes sime

Krishtlindjet janë një festë e orientuar drejt familjes dhe një rast i mrekullueshëm për tu bashkkuar dhe festuar me familjarë dhe të afërm. Anëtari i ri i familjes zakonisht nuk e kupton të gjithë zhurmën dhe më shumë habitet me dritat dhe dekorimet në pishë. Prapë, krishtlindjet mund të jenë shumë të veçanta për beben

Lexoni më shumë

Eja të luajmë, mami!

Tani që Dimrin e kemi tek dera e shtëpisë, ne kemi tendenca për të shpenzuar më shumë kohë brenda shtëpisë. Por fëmijët e vegjël gjithmonë kanë qeftë dalin jashtë në këtë kohë! Më poshtë i keni disa ideja që ti mbani të zënë në shtëpi.

Lexoni më shumë