Rrini fit përderisa kaloni kohë të mirë me të vegjëlit tuaj

Shumica e nënave do të pajtoheshin që një bebe të merr gati tërë kohën dhe vëmendjen, nëse jo krejt. Kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet ti kushtoni vëmendje shëndetit, tonit dhe mirëqenies suaj. Shikoni këto ushtrime interesante që ndihmojnë në uljen e stresit dhe që ju lejojnë të kaloni kohë mami-dhe-unë me beben në të njejtën kohë.

Mbani në mend se edhe pse ju jeni e gatshme të filloni menjëherë me këto pas lindjes, bebes suaj mund ti merr më shumë kohë: Ata duhet të jenë në gjendje ta mbajnë kokën drejtë rehatshëm. Kjo mund të ndodh diku kah muaji i tretë apo i katërt, por ju mund të këshilloheni edhe nga pediatri juaj për këtë.

Ushtrimi #1: Ngritja mbi kokë me bebe

Uluni këmbëkryq, mbajeni beben tuaj para gjoksit dhe mbajini bërrylat e thyer. Pastaj, ngritni duart lart. Mbajeni pak ashtu dhe pastaj uleni beben në pozicionin startues. Zakonisht bëhen 3 sete nga 10 repeticione, por ju mund të bëni sa të doni. Natyrisht, bëni ca pauza mes seteve që të pushoni dhe të luani me beben.

Ushtrimi #2: Ngritja mbi gjoks me bebe

Shtrihuni në dysheme dhe kërrusni gjunjët. Shtrëngoni muskujt e barkut dhe shtrydhini shpatullat së bashku. Mbani beben afër mbi gjoks. Ngriteni lartë, pauzoni, dhe uleni në pozitën startuese. Bëni 10 përsëritje, pushoni dhe luani, pastaj bëni edhe 2 sete. Mos harroni të bëni fytyra qesharake, ata e adhurojnë këtë 🙂 Nëse mendoni se mundeni edhe më shumë, ju mund ta provoni versionin e vështirrë sikur në fotografinë e mësipërme – është e njejta, vetëm se me këmbët lartë që ju mban stomakun të shtrënguar.

Ushtrimi #3: “Lunges” duke ecur

Qëndroni dhe shikoni drejt përpara. Bëni një hap të madh me këmbën e djathtë dhe lakoni të gjunjët në 90 shkallë. Mbani gjurin e djathtë mbi kyçin e këmbës suaj përderisa gjyri i majtë afrohet me dyshemen. Thembra duhet të ngrihet dhe muskujt e barkut të shtrëngohen. Mbani shpinën drejtë. Shtyni përpara këmbën që është prapa dhe bashkoni këmbët. Përsëriteni me këmbën tjetër.

Ushtrimi #4: “Dërrasa”

Këtë e dini! Lejeni beben në dysheme përfundi juve, përderisa ju rrini në gjunjë dhe duar. Ulini parakrahët në dysheme ashtu që shpatullat tuaja janë direkt mbi bërrylat tuaj. Rrëshqitni gjunjët mbrapa, dukë mbajtur shpinën drejtë dhe muskujt e barkut të shtrënguar. Mbani këtë pozicion aq sa mundeni. Nëse dëshironi ti bëni gjërat më interesant, këndojini bebes suaj.

Kur bëhen të gjitha bashkë, këto ushtrime i angazhojnë të gjithë muskujt kryesor të trupit. Dhe jus ë bashku më fëmjët tuaj do të bëni shumë qejf! A keni një ushtrim të preferuar? A mendoni se janë një zëvendësim i mirë për një ecje në park? Na tregoni më shumë rreth mendimeve tuaja në faqen tonë në Facebook. 🙂