SI TË VESHNI BEBEN TUAJ PËR ÇDO MOT

Të blesh veshëmbathje për fëmijët tuaj është një ndër gëzimet më të mëdha për një nënë . Ato janë thjeshtë, shumë të lezeçme! Natyrisht, lezeti nuk është arsyeja e vetme të blesh një palë pantollona apo një këmishë, ato duhet të jenë kualitative dhe duhet ta mbajnë beben të ngrohtë apo të freskët, varësisht nga sezona. Ne kemi zbuluar se vjeshta (pranvera poashtu) është më e komplikuara për ne, të rriturit! Ju dilni jashtë, është me diell – pak minuta më vonë, ju po ngrini. Pra, si mund ta dini nëse beba juaj po ndihet rehat dhe e ngrohtë?

Të njohësh fëmijën tuaj është arma më e fortë e juaj:

Ka plot këshilla në internet se si ta vishni fëmijën tuaj, por gjëja më e rëndësishme që duhet ta dini është se ju e njihni më së miri fëmijën tuaj. Shikoni për shenja të parehatisë. Ju do të mësoni ti dalloni këto shenja herët. Prej këtu, është lehtë të kuptoni nëse beba juaj e ka nxehtë apo ftohtë. Besoni intuitës tuaj! Në përgjithësi, nëse fëmija juaj është i qetë dhe i lumtur, ata me siguri janë veshur rehat.

 

Si ti vishni ata:

Filloni ti vishni në aq shtresa sa edhe ju keni veshur. Natyrisht, merrni me vete edhe një batanije apo triko shtesë në rast se koha bën më ftohtë. Mundohuni që të mos e teproni: Përderisa fëmija juaj duhet të ndihet rehat, ne shpesh i stërveshim sepse nuk duam që ta kenë ftohtë. Kur moti është shumë i ftohtë, është më mirë ti vishni në shtresa sesa në një rrobë shumë të trashë sepse në këtë mënyrë ju mund t’ia hiqni më lehtë përderisa hyni brenda dhe dilni jashtë. E njejtë gjë vlen edhe kur moti është i ftohtë dhe i nxehtë.

 

Ca këshilla tjera:

Kapelat dhe dorashkat janë miku juaj më i mirë! Ato janë lehtë për tu zhveshur dhe shumë, shumë të ngrohta Çdo fëmijë duhet të ketë një palë çizme, pasi që këmbët (dhe duart) kanë prirje për tu ftohur më lehtë se pjesët tjera të trupit . Nëse shqetësoheni se fëmija juaj e ka ftohtë, këto janë shenjat: Ata mund të qajnë apo të ankohen dhe veshët, gishtat dhe këmbët e tyre janë të ftohtë.

Nëna Pufies, cilat janë praktikat e juaja të veshjes në vjeshtë? Do të donim të dinim se si e përgatisni fëmijën tuaj për motin e ftohtë – ju lutemi ndani me neve mendimet tuaja në faqen tonë në Facebook.