Vera me beben

Aktivitete me beben tuaj gjatë ditëve të nxehta të Verës

Ka ardhur vera dhe jeta është, e po, jo taman e lehtë me një bebe, por është definitivisht interesante! Tani është shansi juaj ti merrni fëmijët tuaj me veti jashtë dhe ti’a tregoni se sa e pasur dhe gjerë është jeta. Poashtu është një mundësi e mirë për ju ta shikoni botën nga një perspektivë tjetër, sepse asgjë nuk ju bën të shikoni gjërat përsëri sikur kur e shikoni beben tuaj të eksperiencoj botën për herë të parë . Këtu janë disa këshilla me të cilat mund të filloni:

1. Shkoni në pishinë

 Nëse keni nevojë për freskim gjatë ditëve të nxehta, mos keni merak, bebet kane qejf të notojnë. Është një ndeshje perfekte për ju. Të kërceni nuk është e preferuar, por kur shikoni beben tuaj të përballet me ujin më mirë se sa ju, nuk ka gëzim më të madh, na besoni në këtë. Plus, nëse pishina është e mirëmbajtur mirë, atëherë nuk e keni merakun e mikrobeve sikur në liqen, lum apo deti.

 

 

 

 

 

2. Piknik në natyrë

Sigurisht, ndodhet ndonjë parkë afër jush ose më mirë, ndonjë mal, lum apo vetëm fusha të thjeshta. Pregatitni një drekë të lehtë dhe shkoni. Lëreni beben të ndjejë barin dhe gudulisjen në këmbë, mbajeni në prehër dhe ndjeni shushurimën e gjetheve nga era. Edhe nëse janë shumë të vegjël të luajnë me top, ata kënaqen kur shikojnë të tjerët duke lozur. Loja me Frisbee, biçikletat, qentë, zogjtë dhe ketrat janë argëtim me pesë yje. Vetëm duke vëzhguar tokën dhe duke kapur barin, ata kuptojnë shumë për planetin në të cilin do të vazhdojnë jetën. Përdorni pelena Pufies që të jeni sigurt se beba është rehat duke eksploruar.

 

 

3. Mbjellni diçka

 Nuk ka mënyrë më të mirë për ti mësuar përgjegjësi bebes tuaj sesa të mbjellni diçka që do ta shoh duke u rritur. Mund të jetë një lule në shtëpi apo një pemë në parkun afër. Vetëm imagjinoni beben tuaj si një tinejxher me një mik duke ndejtur nën hijen e pemës që ka mbjellur në fillim të jetës së tij. A nuk është vetëm kjo arsye e mjaftueshme?

 

 

 

 

 

 

4. Prezantoni ata me botën e kafshëve

 Këtu, rehatia është çelësi, pasi që njohja me një kafshë merr kohë. Paketoni pelena Pufies me bollëk dhe bëni një rrugëtim që të shikoni sa më shumë kafshë që është e mundshme. Mund të jetë një udhëtim deri në parkun zoologjik në mënyrë që të një varietet të kafshëve që ecin në Tokë. Shkoni në fshat, tregoni nga vijnë vezët, nga e marrim qumështin dhe bashkëpunimin mes njerëzve, kuajve, gomaërve, qenve dhe gjithçka tjetër. Sigurisht që do të jetë fascinuese për ta.

 

 

 

 

 

5. Konsideroni një kurs

 Vera nuk është vetëm për beben. Keni dëshirë të përmirësoni Anglishten tuaj apo të mësoni yoga? Të dyja këto opcione janë të mira edhe për beben. Vetëm duke iu shikuar që mundoheni të përmirësoni diçka do ti bëj më ambicioz në jetë. Edhe…rreth implikimeve të gjuhës dhe aftësive fleksibile, ju ndoshta dini më shumë se sa ne, për çka po pritni?

 

 

 

 

 

6. Hani mirë

 Vera…koha e lulëzimit të pemëve dhe perimeve. Nëse kanë kaluar ushqyerjen me gji, mos ia jepni vetëm ato që ju pelqen juve, por lëreni ti provoj të gjitha. Pure e bërë me perime dhe pemë të freskëta do të jetë gjithmonë më e mirë se sa ato kanaçet që i bleni në shitore. Përdorni mrekullitë e verës në të plotë dhe bëjini të paharrueshme.

 

 

 

 

Cilën nga këto aktivitete keni qejf më së shumti ta provoni? Na tregoni në faqen tonë në Facebook dhe ne do të ju tregojmë edhe më shumë aktivitete. 😉