Këshilla për ditën e parë në plazh me beben tuaj
Për gjithçka, ka një herë të parë. Dhe zakonisht është e frikshme kur ka të bëjë me fëmijët tanë. Keni lloj lloj pyetjesh në kokë. Për këtë, ne tek Pufies kemi përgatitur disa këshilla për ditën e parë në plazh me fëmijët tuaj. Shpresojmë se do të kënaqeni!
1. Gjëja e parë: çka duhet të di për mbrojtjen ndaj diellit?
Nëse foshnja juaj është nën 6 muaj, mbajeni larg rrezeve direkte të diellit gjatë tërë kohës!
Rrini nën hije, megjithatë lyjeni më krem dielli. Nëse fëmija juaj është më i madh, mbulojeni në krem dielli dhe ikni rrezve të diellit nga ora 11:00-16:00 – kjo është koha kur dielli është më i fortë.
Gjithmonë përdorni krem me faktor 50 ose më shumë.
Në këtë mënyrë, fëmija juaj do të jetë i mbrojtur sa më gjatë – vetëm se mbani mend ta lyeni përsëri pas 2 orësh ose pasi që është larë në deti.
2. Si duhet ta veshi beben?
Visheni beben tuaj në rroba të lehta dhe lirshme, një kapelë dhe me syze dielli. Ka syze dhe veshëmbathje që kanë mbrojtje ndaj rrezeve UV, këto janë opsioni më i mirë. Sido që të jetë, ju duhet ta lyeni me krem dielli edhe nën rroba.
Sigurohuni që të keni mbrojtje ndaj diellit edhe nëse dita nuk është me diell!
Nëse fëmija juaj është i madh sa për të ecur, merrni këpucë plazhi apo këpucë pelte që të mos iu digjen këmbët nga rëra e nxehtë. Merrni me vete rroba shtesë – fëmijët nuk kanë qejf të rrijnë në rroba të lagura dhe nuk duhet, pasi që ato lejojnë më shumë rreze UV të depërtojnë.
3. Çka duhet të marrë me vete?
Kur mbërrini në plazh, vendosni “kampin” jo shumë afër ujit pasi që nuk keni dëshirë të lëvizni prapë kur vie batica. Merrni me vete plot peshqirë për ju dhe fëmijët tuaj.
Gjithmonë mbani me vete ndonjë lëng – mundësisht ujë – kur fëmija juaj ka etje.
Ndoshta sillni më shumë se zakonisht që keni nevojë – vapa ju dehidron më shpejtë se sa që mendoni!
4. Beba ime ka dëshirë të eksplorojë gjithçka në plazh – çka duhet të kem parasysh?
Nëse fëmija juaj dëshiron të eksplorojë, gjithmonë shoqërojeni me dikë për ta mbikqyrur.
Fëmijët kanë qejf të hanë gjithçka, pra ata mund të provojnë guraleca apo rërën. Mos panikoni, gjithçka do të jetë në rregull! Jepu ca ujë dhe mundohuni të ia shpërlani gojën sa më shumë që mundeni. Është krejtësisht e natyrshme për ata të eksplorojnë ambientin.
5. A mund të fusem në ujë me beben time?
Nëse vendosni të futeni në ujë me beben tuaj, gjithmonë mbajeni mirë dhe sigurtë.
Ju mund ta vendosni në gomë , por ju duhet ta mbani atë gjatë tërë kohës! Rrini në ujë të cekët por jo për shumë gjatë – mund ti vie ftohtë. Nëse juve iu vie freskët, atyre iu vie shumë ftohtë! Në fillim mund t’ia fusni vetëm këmbët në deti. Nëse ndihen të shqetësuar, mos e mundoni – ata do të kenë mjaftë kohë për të notuar kur të rriten!
Nuk është e rekomanduar të futeni në ujë me beben tuaj nëse është më e vogël se 2 muaj.
Shpresojmë që këto këshilla do të ju ndihmojnë. Nëse keni pyetje tjera për sigurinë e bebes tuaj në plazh, atëherë konsulltohuni me pediatrin tuaj.
Paçi një udhëtim të këndshëm!