Çka po mundohet të thotë beba?

Askush nuk i kupton vogëlushët tuaj më mirë se ju, kështu që besoni vetës dhe gjithçka do të shkojë mirë. Këtu janë disa udhëzime për mendjen tuaj.

Kuptoni burimin e të qarës

Bebet qajnë sepse duan të na tregojnë diçka. Ndonjëherë është direkt nevojë fizike: uria, pagjumësia, dhimbja apo pelena e mbushur plot. Nëse i keni kontrolluar ato dhe ende nuk e dini problemin, mund të jetë gjithçka, pra besojini intuitës tuaj dhe zgjidheni vet. Mundohuni ta kuptoni motivin, flini me të, dilni për një ecje të shkurtë, dëgjoni muzikë së bashku, ledhatoni ose bëni diçka që e dini i bëjnë të ndihen mirë. Mos bëni stress dhe me kohë, ju do ti kuptoni të gjitha të qarat e vogëlushit tuaj. Poashtu, kur mësojnë aftësi tjera të komunikimit, e qara do të ulet drastikisht.

 

Përcjellni sytë, tingujt dhe gjestet

Nëse vogëlushi juaj është duke u munduar të ju tërheq vëmendjen, më së miri është mos ta injoroni. Çdo reagim i shpejtë dhe i qetë do ti qetësoj ata sepse e shohin që reagoni dhe mundoheni ti kuptoni. Kjo I lë të kuptojnë që komunikimi i tyre është efektiv dhe do të mundohem edhe më shumë të komunikojnë. Me kohë, ata do të arrijnë përgjigjjen e kërkuar nga ju dhe ju do ti mësoni detajet se si vogëlushi ose vogëlushja juaj e shpreh veten.

 

Dëgjoni me kujdes

Nëse lejoni mjaftë kohë për një përgjigje, vogëlushi juaj do ta kuptojë shpejtë që ky është një process dyanësh. Nëse dëgjoni një “goo” apo diçka tjetër, është e sjellshme të ia ktheni me “goo” 😉 – me siguri do ta pëlqejnë këtë. Një teknikë tjetër që mund ta realizoni është të bëni pyetje të hapura: “Nga vjen shiu?”, “Përse është qielli i kaltër?” Jo se ata do ta dijnë përgjigjen, por i pëlqen vëmendja dhe i frymëzon inspirimi.

 

Ndjeni për ndjenjat e tyre

Është e rëndësishme ta dijnë të vegjëlit tuaj që tregoni ndjeshmëri. Nëse ia kuptoni ndjenjat para se ta korrigjoni sjelljen e tyre, kjo ndihmon shumë në komunikim. Çdo tentim për ti kuptuar ndryshimet e disponimit të bebes suaj, do të ndihmoj shumë në mirëkuptimin mes juve dyve.

 

Flisni për ndjenja

Në fillim, ata nuk e dijnë se çka po ndienjë, mundohuni të ia mësoni emrat e ndjenjave. Kjo do të bëj çdo komunikim të mëtutjeshëm shumë më të lehtë. Vetëm sigurohuni që ju jepni fjalët e duhura: “Ti je i/e mërzitur sepse mami ka dalur, e di por ajo do të kthehet. A luajmë bashkë?” Mbani mend se nuk ka ndjenjë të mirë apo të keqe, ama çdo ndjenjë ka një emër. Sa më shumë ndjenja që ia spjegoni, ata do të jenë emocionalisht më intelegjent në jetë.

 

Tregojani jetën tuaj

Kjo është një strategji shumë e mirë për ti mësuar shumë gjëra. Fjalët për “tavolina”, “dera”, “lavamani” edhe “gjithësia” nëse dëshironi. Kjo krijon një lidhje direkte mes objektit dhe fjalës. Nga ana tjetër, kjo do ti mundësoj të pyesin më shumë e më shumë rreth atyre gjërave çka ju intereson në botë dhe do të forcoj besimin për beben e juaj që të flas me ju më lirisht.

 

Luani me role

Është më e lehtë për një fëmijë të shprehet kur është një karakter. Është shumë më e lehtë për ta të ju tregojnë se gjirafa lodër ka frikë nga errësira se sa të ju thotë vetë se është i/e frikësuar. Kjo është e aplikueshme vetëm të fëmijët që sapo kanë filluar të flasin, por është një taktikë e mirë që përdoret nga shumë psikiatristë për të kuptuar se çka ndodh në kokat e fëmijëve.

 

Bëhu shembull

Ju dini për shtatë vitet e para më mirë se ne. Mbani mend të komunikoni me njerëzit ashtu si dëshironi beba juaj të komunikojë me ju – kjo është këshilla më e mirë. Tek e fundit, beba juaj gjithmonë do të ju shikoj juve, kështu që besoni zgjedhjeve tuaja 😉

Çka mendoni se ndihmon në ndërtimin e besimit të komunikimit mes juve dhe fëmijëve tuaj? Do të dëshironim të dëgjojmë mendimet e juaja në faqen tonë në Facebook 😉