Dhëmbët e parë të bebes suaj
Me të vërtetë ju duket sikur beba ka lindur vetëm një javë më herët…dhe ju sapo keni zbuluar që vetëm sa kanë filluar ti dalin dhëmbët! Kjo është një kohë shumë emocionuese për çdo nënë por mund të jetë edhe e vështirë.
Si çdo nënë, ju mund të shqetësoheni se çka të bëni dhe si ta bëni, por shumicën e kohës vetëm besojini intuitës tuaj. Hidhni një sy informacioneve tona rreth daljes së dhëmbëve që të mësoni më shumë rreth këtij procesi.
Bebeve ju fillon ti dalin dhëmbët mes muajit të katërt dhe të shtatë, por mund të ndodh që i dalin më herët ose më vonë – çdo fëmijë është ndryshe. Megjithëse shumë rrallë, disa fëmijë lindin me dhëmbë që mund të ju shihen! Kjo ndodh sepse dhëmbët fillojnë të formohen deri sa foshnja juaj është ende në mitër. Ndonjëherë dhëmbët mund të dalin një nga një ose nganjëherë mund të dalin disa për njëherë – por kjo nuk është e pazakontë apo e dëmshme. Shumë shpesh, dy dhëmbët e poshtëm janë të parët që dalin, pastaj dy dhëmbët e epërm dhe në fund ata anash. Nga mosha 3 vjeçare fëmija juaj sigurisht do të ketë një seri të plotë të dhëmbëve foshnjor. Yay!
Megjithëse disa prindër nuk vërejnë ndonjë ndryshim në gjëndjen e fëmijës, shumica e bebeve ndjejnë siklet dhe nuk kanë frikë ta shfaqin 🙂 Disa simptoma të daljes së dhëmbëve përfshijnë nervozizëm, ngërç, jargëzimi (skuqja e fytyrës si rezultat), i/e ënjtur, mishrat e ndjeshme, përtypje, refuzimi për të ngrënë dhe vështirrësi për të fjetur. Disa prindër thonë se bebet mund të kenë barkqitje, ethe dhe hundë të bllokuar, por nuk ka prova shkencore që e vërtetojnë këtë. Përderisa temperature e bebes mund të rritet, nuk është afër që të ketë ethe të vërteta. Nëse beba juaj ka barkqitje apo ethe, më së miri është të thirrni mjekun.
Ka disa mënyra se si ta bëni beben tuaj të ndihet më mirë. Mund ti jepni diçka për të përtypur – diçka sikur një unaze e gomës që e keni ftohur në frigorifer – ose mund të ia masazhoni butësisht mishrat e dhëmbëve që të ia lehtësoni dhimbjen. Një zgjidhje tjetër është një lugë e ftohtë – vetëm kujdes mos ta shtypni shumë fortë. Nëse beba juaj është e rritur mjaftë për gjëra të ngurta, ushqimi i ftohtë si jogurti mund ti ndihmoj të ndihet më mirë. Nëse as këto nuk mjaftojnë, ju mund të këshilloheni me mjekun tuaj lidhur me ilaçet kundër dhimbjes për fëmijë të cilat mund ti marrim bebet mbi moshën 6 muaj. A keni ju ndonjë këshillë apo trik? Ne do të donim ta dinim se si ju e keni menaxhuar këtë situatë me beben tuaj 🙂 na tregoni në komente në Facebook.