FAKTE BEFASUESE PËR BINJAKËT

A janë binjakët dyfish telashe? Ndoshta, por ne mendojmë se lidhja që krijojnë me njëri tjetrin është e bukur. Sa mendoni se dini rreth binjakëve? Vazhdoni të lexoni dhe do e merrni vesh.

Si ti dalloni binjakët identik?

Siç e dini tashmë, janë dy lloje të binjakëve – vëllazëror dhe identic – dhe ju mund të keni problem ti dalloni këta të fundit. Pra si ti dalloni njëri prej tjetrit? Epo, duke supozuar që nuk mund t’ua merrni shenjat e gishtave, ju mund ti dalloni nga kërthiza. Meqë ato janë plagë e shkëputjes nga kordoni i kërthizës, ato nuk kanë lidhje me gjenetikë – pra janë të ndryshme!

A komunikojnë binjakët ndryshe?

Ndoshta. Mund të tingëllojë sikur fëmijët duke dërdëllitur me njëri tjetrin, ose mund të jetë diçka që quhet Kriptofazia – një gjuhë që binjakët e zhvillojnë mes veti. Meqë shpesh përdorin fjalor të njejtë, hulumtimet kanë vlerësuar se deri në 40% të binjakëve zhvillojnë gjuhën e vet!

Kur krijojnë lidhjen e parë mes veti?

Asnjë nënë e binjakëve nuk do të çuditej nëse i tregojmë se binjakët fillojnë të flasin mes veti që në mitër. Shumë shpesh, lidhja e tyre kuptimplotë mund të përcaktohet që nga java e 14-të e shtatëzënisë, kështu që nuk është çudi që ata janë të pandashëm, shumë më vonë në jetë. E lezeçme, apo jo?

Kush ka më shumë gjasa të ketë binjakë?

Në përgjithësi, nëse ka pasur binjakë më herët në familje, gjasat janë më të mëdha. Por ka më shumë! Nënat më të moshuara kanë më shuma gjasa të lindin binjakë. Një studim i bërë në 2006 ka zbuluar se femrat e gjata janë nëna të binjakëve më shpesh. Autorët e studimit kanë zbuluar se nënat e binjakëve janë në mesatare 3 centimetra më të gjata se nënat tjera. Kush do ta kishe menduar këtë?

Do të donim ta dinim se çka ju ka fascinuar më së shumti! A mundeni edhe jut ë na befasoni me fakte për binjakët? Na tregoni në komente në Facebook.