Forconi lidhjen nënë-baba-foshnje

Bebet fillojnë të krijojnë lidhje me nënat e veta derisa janë ende në stomak. Në momentin që lindin, baballarët fillojnë të kenë një rol të rëndësishëm në jetën e tyre. Është e rëndësishme për beben të krijoj lidhje të fortë me të dy prindërit – poashtu edhe per juve. Koha e kaluar bashkë është shumë e çmuar.

Ju mesiguri keni ndonjë aktivitet të preferuar që e bëni bashkë, por nëse doni të provoni diçka më ndryshe, ne kemi disa ide se si të kaloni kohë së bashku dhe të krijoni atë lidhje të veçantë.

Krijoni diçka së bashku!

Sapo fillojnë të ju formësohen aftësitë motorike fëmijut tuaj, ata do të duan të bëjnë gjithçka që bëni edhe ju! Provoni të krijoni diçka së bashku – nuk është e domosdoshme të jetë diçka e komplikuar – ndoshta ju mund të vizatoni diçka ose të preni forma të ndryshme nga letra. Mendoni për punë të ndryshme që mund ti bëni në shtëpi si familje  – pasi të mbaroni, do të keni një kujtim të mirë. Për shembull, nëse zgjidhni të vizatoni diçka, vureni në kornizë dhe vendoseni diku, kështu e keni një kujtim kur keni vizatuar diçka bashkë. A ka diçka që ju nuk bëni por partneri juaj po? Edhe ai mund të sygjeroj ndonjë aktivitet që mund ta bëni së bashku më fëmijët tuaj.

Këndoni dhe vallëzoni së bashku!

Karaoke është gjithmonë argëtuese! Është kënaqësi për të gjithë familjen – ju nuk do të mund të dalloni kush po kënaqet më shumë, ju apo fëmija juaj. Ju as nuk keni nevojë të dilni nga shtëpia – vetëm lëshoni muzikën dhe argëtohuni me të gjithë familjen. Nëse fëmija yt është i/e rritur mjaftë, ju mund ta bindni edhe të vallëzoj – nëse jo, ata mund të vazhdojnë të këndojnë. A kanë ndonjë këngë të preferuar? Përfshini në listën e këngëve, poashtu edhe disa këngë të preferuara të mamit dhe babit.

Shkoni në hiking!

Po, ashtu! Shkoni me beben në hiking. Kjo është një përvojë e përbashkët që jo vetëm do forcoj lidhjen e juaj familjare, por poashtu edhe me natyrën në tërësi. Fëmijët shumë lehtë fascinohen që nga një moshë e re dhe peisazhet e bukura dhe të reja për ta do të jenë shumë interesante. Përveç kësaj, ju mund të çlodheni për veti dhe ti harroni të gjitha meraket. Nëse fëmija juaj është i rritur mjaft sa për të ecur vet, lejoni të enden dhe të mbledhin sende sikur gjethe, gurë, lule apo shkopinj. Vetëm sigurohuni që keni marrë me veti krem kundër diellit!

Dilni në piknik!

Në rast se nuk keni ndonjë mal afër, gjithmonë ekziston edhe parku. Nëse nuk keni qejf të ecni shumë apo të bëni hiking, ju mund të dilni në piknik. Ju mund të organizoni përvojën e lidhjes: mami dhe babi bëjnë gati ushqimin kurse beba mund të shiqoj se çka po ndodh (ose edhe të ha diçka). Ju mund ta lini beben të eksploroj parkun dhe e mira është se zakonisht ka edhe lojra aty, kështu që kur përfundoni me piknik, ata mund të luajnë aty.

Pra, a gjetët ndonjë aktivitet që ju përshtatet familjes suaj? Apo e keni ndonjë tashmë? Na tregoni për momentet më të çmuara me fëmijët tuaj – si keni qejf të kaloni kohën bashkë? Na tregoni në komentet në Facebook.