Krishtlindjet e para të bebes sime

Krishtlindjet janë një festë e orientuar drejt familjes dhe një rast i mrekullueshëm për tu bashkkuar dhe festuar me familjarë dhe të afërm. Anëtari i ri i familjes zakonisht nuk e kupton të gjithë zhurmën dhe më shumë habitet me dritat dhe dekorimet në pishë. Prapë, krishtlindjet mund të jenë shumë të veçanta për beben

– për më tepër – mund të krijojnë një lidhje emocionale me festën dhe vlerat familjare. Më poshtë janë disa aktivitete që ju mund ti bëni së bashku me beben tuaj për Krishtlindje:

Tradita

photo

Traditat janë themeli për ti bërë pushimet të paharrueshme. Ju mund të ktheni diçka nga fëmijëria që keni bërë apo diçka të re – filloni krishtlindjet e para të bebes me ndonjë traditë që të dyve ju pëlqen. Për shembull, fshehni dhurata dikund tjetër përveç pishës apo bëni një foto familjare me xhempera të shëmtuar për Krishtlindje.

Krijoni një qyp për numërimin e ditëve të Krishtlindjes

jar

Qypi për numërimin e ditëve deri në Krishtlindje mund të adaptohet për numërimin nga Krishtlindjet deri në Vitin e Ri. Do të jetë interesante si për nënën, ashtu edhe për beben. Në natën e Krishtlindjeve, shkruani në letra shumëngjyrëshe 7 aktivitete që mund ti bëni me beben tuaj. Për shembull: lexoni një libër të përshtatshëm për festa, luani me lodra festive apo krijoni një dordolec. Pastaj futni të gjitha letrat në qyp dhe çdo ditë e nxjerrni nga nje letër. Deri në vitin e Ri, ju do të krijoni memorie argëtuese për një javë të tërë për festën e parë të bebes! Nëse kjo ju pëlqen, vitin tjeter ju mund të krijoni aktivitete për të gjithë muajin!

 

 

Krijoni një kapsulë kohe për Krishtlindje

time_capsuleBleni një kuti dhurate apo diçka tjetër më kapak ku mund ti vendosni momentet e Krishtlindjeve të para të bebes. (të tilla si: një kartë Krishtlindjeve, letër mbështjellëse nga dhuratat e para, fotografi nga Krishtlindjet e para etj.). Ju poashtu mund të vendosni fotografi nga i gjithë viti i parë i bebes (fije floku nga bebja apo çizmet e para). Pastaj shkruani vitin actual në kuti dhe ruajeni diku sigurtë. Kur fëmija juaj është rritur mjaftë sa për ta kuptuar, ju mund ta hapni këtë kuti së bashku me atë dhe ti rijetoni përsëri Krishtlindjet e para.

Dekoroni çerdhen e foshnjes suaj

decorate

 

Kushtoni vëmendje të veçantë dekorimeve të dhomës së bebes dhe zonës rreth djepit. Lidhni ca drita të bardha sikur yje apo lidhni letra me formë fluska bore në tavan. Ka plot e përplotë sende festive që mund të përdoren për dekorim! Vetëm sigurohuni që çdo dekor është larg duarve të bebes.

 

 

Krijoni një kartë festive me shenjat e duarve të foshnjes

card

Një trend i njohur është të krijoni karta me shenjat e duarve të bebës. Një mënyrë kreative për ta përdorur këtë metodë është t’ia dërgoni anëtarëve të familjes. Ju vetëm duhet të ia ngjyrosni pëllëmbën apo shputat me ngjyra festive, ia vendosni në një copë kartoni dhe voila! Sapo krijuat një kartë për Krishtlindje. Gjyshi dhe gjyshja do të jenë shumë të lumtur kur t’ia dorëzoni!P.S. Sigurohuni që jeni duke përdorur ngjyra jo toksike, me bazë ujore, si tempero. Që të jeni edhe më të sigurt, ju mund ta bëni një test – vendosni pakëz ngjyrë në lëkurën e bebes, prisni 1-2 minuta dhe lajeni me sapun. Pas 24 orëve: Nëse nuk ka reagim negativ, mund të vazhdoni!

 

Krijoni një foto album

.

album

 

Janë Krishtlindjet e para të foshnjes! Ju nuk doni ti humbisni të parat — reagimet e para, kur hapin dhuratën e parë të tyre, kur luan për herë të parë në borë. Pra bëni sa më shumë fotografi dhe krijoni një album me ato – ka plot aplikacione që ju mund ti përdorni. Apo printoni fotografitë sikur në kohërat e vjetra – vetëm rregulloni të gjitha në një foto album. Kështu, ju e dini që ato do të jenë gjithmonë me juve