Përfitimet e bebes kur i lexoni

Çka kuptojnë bebet e porsalindura nga librat?

Shumica nga ju, nëna Pufies, keni rënë dakord se është mirë t’i lexosh një fëmije. Dhe kështu është. Në fakt, ekziston një sasi e konsiderueshme e hulumtimeve rreth temës dhe lista e efekteve pozitive për beben tuaj është e gjatë.
Këtu janë disa arsye të mira për të filluar menjëherë ti lexoni bebes nëse veq nuk keni filluar deri më tani.

1. Kohë cilësore me të voglën

 Kur i lexoni libër bebes, kë është aktivitet një-me-një, të cilin ju mund ta shndërroni në kohë të veçantë me të. E ekspozon beben ndaj zërit tuaj, i cili e qetëson dhe e bën të ndihet rehat. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të zhvilluar intimitetin mes jush.

 

 

 

 

 

2. Ndihmoni në zhvillimin e shprehisë së lexuarit më vonë në jetë

 Përderisa i porsalinduri nuk ju kupton plotësisht se çka jeni duke i thënë, ata mund të kapin ritmin, tonet dhe fluksin e zërit tuaj. Sa më shumë fjalë që iu ekspozohen bebeve, aq më shumë do të jenë përgatitur për të filluar të lexojnë vet.

 

 

 

 

 

 

3. Është mirë për trurin e tyre

 Kur e lexoni bebeve, kjo u ndihmon në ndërtimin e fjalorit të tyre, si dhe në aftësitë matematikore. Ekziston edhe një lidhje direkte mes sasisë së fjalëve që i dëgjojnë brenda ditës dhe aftësisë së tyre gjuhësore. Fëmijët, prindërit e të cilëve kanë folur më shumë me ta, kanë arritur rezultate më të larta në teste standarde matematikore kur janë rritur.

 

 

 

 

 

 

4. I mësoni ata për emocionet

 Beba juaj eshtë e ekspozuar ndaj ndjenjave të ndryshme përmes zërave të ndryshëm që ju përdorni kur lexoni, qoftë për ndonjë karakter apo për atë çka po ndodh në tregim. Thjeshtë, ju nuk mund ti ndjeni këto lloje të emocioneve përmes muzikës apo televizorit.

 

 

 

 

 

5. Një mënyrë e mirë për ti njohur me vizatime

Nga 0 deri në 3 muaj, foshnja juaj do të filloj të fokusohet me sytë e tyre në format e thjeshta në faqet e librave. Leximi i librave me fotografi e njofton foshnjën me një shumëllojshmëri të formave, shkronjave dhe ngjyrave të cilat do ti njohin me kalimin e kohës. Dhe përfundimisht, do ta bëjnë më të lehtë ti kuptojnë përmbajtjet me video.

 

 

 

 

6. Ju mund të zgjedhni librin e pëlqimit tuaj

 Pasi të porsalindurit ende nuk i kuptojnë mirë fjalët, ju mund të zgjedhni çfarëdo libri që keni qejf. Një artikull nga gazeta, një roman apo edhe “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”. Nuk ka rëndësi se çka i lexoni, përderisa jeni duke i lexuar diçka.

 

 

 

 

 

 

Na tregoni nëse dini ndonjë të mirë tjetër të cilën nuk e kemi cekur, a keni qejf ti lexoni bebes dhe si funksionon për ju kjo, na tregoni në faqen tonë në Facebook.
Gjithë të mirat.