Si ta përballoni nxehtësinë

Vera është këtu – ditët janë më të gjata dhe nxehtësia është më e fortë. Kjo nënkupton plot aktivitete jashtë shtëpisë me vogëlushët tuaj! Por kushtoni vëmendje motit që të gjeni mënyrë për tu freskuar. Më poshtë keni disa ide se si të mbani freskët vetën dhe fëmijët tuaj gjatë verës.

Gjëra që ti keni në mendje kur dilni:

Intuita juaj ndoshta ju ka treguar tashmë këtë, por është e rëndësishme të shmangni daljen mes 10 dhe 3 – koha kur Dielli është më i dëmshëm. Nëse ju duhet të dilni, mundohuni të ecni nëpër hije apo përdorni ndonjë mjet transporti. Ju mund të notoni në mëngjes, por mos harroni të aplikoni produkte që ju mbrojnë nga Dielli dhe të hyni brenda para orës 10:00.

Si të visheni për këtë kohë:

  • Zgjedhja e rrovabe është e rëndësishme – dhe është zakonisht intuitive. Një rregull i thjeshtë është ta veshni beben ashtu siç jeni veshur edhe jusi ndiheni në rrobat tuaja?
  • Disa prindër preferojnë ta veshin beben e tyre në pantollona dhe këmisha të gjata kur janë jashtë, pasi që Dielli i verës është mjaft i dëmshëm. Nuk është keq të ia vendosni edhe një kapelë.
  • Pasi që bebet nuk djersiten aq mirë sa ne, ventilimi i mirë është çelësi. Prandaj duhet përshtatshmëria e rrobave të lirshme dhe materialeve natyrale sikur pambuku apo liri.

Locioni kundër diellit është mbret!

  • Ka produkte të veçanta për foshnje. Ndoshta keni provuar disa brende dhe keni gjetur të preferuarin e juaj?
  • Çfarëdo brendi dhe produkti që keni zgjedhur, keni kujdes me sasinë e kremit që e aplikoni – çdo lloj i lëkurës ka nevojat e veta.

Aplikoni locionin edhe nën rroba – e mbron lëkurën e bebes në një mënyrë që pëlhura nuk e mbron.

Këshilla për hidratim:

Konsumimi i ujit apo lëngjeve ndihmon shumë në përballjen me nxehtësinë.

  • Besoni instinktit tuaj kur doni të kuptoni se çka dëshiron beba juaj. Ata ju tregojnë shumë mirë nëse nuk po ndihen rehat apo janë të etur për ujë apo lëngje.
  • Ju mund ti jepni fëmijut tuaj sasi më të vogël apo më të madhe të ujit apo ndonjë lëngu tjetër, çkado që mendoni është e përshtatshme. Keni në mendje moshën e tyre.

Pra, a jeni gati për aventura verore? Na tregoni çfarë masa paraprake merrni kundër këtyre muajve të nxehtë në komente në Facebook.