Si të pregatiteni për ditën e parë në çerdhe

 

Erdhi koha, ëh? E dijmë se sa e rëndësishme është kjo për ju – dita e parë në çerdhe për fëmijun tuaj! Poashtu e dijmë se nuk ndiheni plotësisht të sigurtë ta lini jashtë “folesë familjare”. Ndonjëherë është vështirë të adaptoheni në fillim, e dijmë këtë. Për këtë arsye, kemi pregatitur disa ide që mund të ju lehtësojnë juve dhe fëmijëve tuaj. Shikoni më poshtë!

1. Menaxhimi i kohës është çelësi

 

Deri më tani, ju e keni vendosur një rutinë pak a shumë të mëngjesit më fëmijun tuaj. Epo, ndoshta ju duhet ta ndryshoni pakëz. Me këtë nënkuptojnë se duhet të jeni gati për gjithçka!

Shtojani edhe 30 minuta kohës kur ju bëheni gati.

Në këtë mënyrë, ju keni kohë edhe nëse diçka del papritmas dhe prapë të mos vonoheni. Edhe nëse keni kohë të lirë në fund, ju mund të luani me fëmijun tuaj dhe do të kaloj si një sekondë!

 

2. Pregatitni sa më shumë natën më parë

Mundohuni të pregatitni bagazhin e foshnjes për çerdhe si pelenat, rroba shtesë etj. natën më parë.

Ju do keni 15 minuta më shumë për gjumë. Mbani në mend, sa më shumë që përpiqeni ti planifikoni gjërat, ndonjëherë ato nuk shkojnë me plan. Dhe kjo është krejt normale!

 

3. Njoftohuni me mësuesen e fëmijës tuaj

Ju do të rrini më rehat kur e dini se mund ti besoni. Pjesa më e mirë e kësaj është se nëse ndjeheni rehat me ta, ju mund ti pyetni për këshilla apo edhe ti jepni instruksione të veçanta për fëmijun tuaj, nëse ka nevojë!

Ju mund ti pyetni çfarëdo pyetjesh dhe të ndani shqetësimin tuaj me ta – ata janë të trajnuar të ju ndihmojnë juve dhe fëmijës tuaj në çerdhe.

 

4. Sillni fëmijën tuaj në çerdhe disa herë para se të filloj të vie për vete

Mos rrini shumë, sigurohuni që ata njihen me ambientin dhe atmosferën e re në mënyrë që most ë iu duket si vend totalisht i ri kur fillojnë të vijnë.

Lejeni fëmijën të zbulojë ambientin për veti.

Ky nuk është një ndryshim i madh vetëm për ju – por edhe për fëmijën tuaj. Kujtoni se do të fillojnë çerdhen së shpejti dhe tregojini sa më shumë për çerdhen. Tregojni se ju ndjeheni të lumtur që po shkojnë. Nëse kanë një vëlla apo motër më të vjetër, tregoni atyre se çka bëjnë këta gjatë ditës. Do ti ndihmojë të kuptojnë se është një gjë shumë normale – çdokush bënë diçka gjatë ditës.

 

5. Përfshini fëmijën tuaj në pregatitjen për çerdhe

Ju mund ti lini të zgjedhin rrobat dhe lodrat që do ti marrin me veti. Kjo nuk është koha të bëni ndryshime të mëdha në jetën e fëmijut tuaj – sikur për të dalur për nevojë apo ta sillni në shtrat. Sigurohuni se koha sa janë në shtëpi është e njejtë sikur më herët. Është e mundshmë se fëmija do të mërzitet më së shumti kur e dërgoni në çerdhe – nëse arrini 15 minuta më heret, ju mund ta lehtësoni atë duke luajtur ndonjë lojë me të.

Ata mund të mos e protestojnë shumë largimin tuaj nëse janë duke lozur.

Nëse është veçanarisht e vështirë për fëmijën tuaj kur ju largoheni, mund të provoni ndonjë prind tjetër apo i afërm ta dërgojë në çerdhe.

 

Çka mendoni nëna Pufies? Do të donim të dëgjonim se çfarë keni për të shtuar, sidomos nga nënat që vetëm e kanë kaluar këtë proces. Dhe mbani mend, çerdha do të shkoj shumë mirë 🙂