SI TË PREGATITENI PËR LINDJE

Nëntë muaj kalojnë goxha shpejtë. Më mirë është të jeni e pregatitur kur takoheni për herë të parë me të porsalindurin tuaj, kështu që, i kemi disa këshilla për ju.

Mësoni më shumë rreth procesit të lindjes:

Ndoshta ju nuk doni të mendoni shumë rreth lindjes, por sa më shumë që dini, aq më lehtë do të jetë për juve të jeni pjesëmarrëse aktive dhe të zgjedhni më të mirën për ju. Pse nuk mendoni për klasa rreth lindjes? Aty ju do të mësoni për mënyrat e ndryshme të lindjes, fazat e shtatëzanisë, opcionet për menaxhimin e dhimbjes dhe teknika për frymëmarrje. Ju poashtu mund të merrni me vete partnerin tuaj! Përndryshe, ju mund ta pyesni gjinekologun e juaj pyetje të ndryshme rreth lindjes.

 

Flisni për beben që do vie me partnerin tuaj apo me fëmijë tjerë:

Tani është koha e mirë për të diskutuar pritjet me partnerin tuaj – tuajat dhe të tijat. Periudha prej lindjes dhe muajtë e parë mund të jenë stresuese për të dytë. Diskutoni se sim und ti ndihmoni njëri tjetrit apo ndani punët e shtëpisë. Nëse keni fëmijë tjerë, ndoshta ju duhet të flisni me ta për ardhjen e vëllaut apo motrës të tyre – siguroni ata që të gjithë janë të rëndësishëm për ty. Ju mund të diskutoni ndryshimet që jeta e tyre do ti pësojë kur beba lind. Nëse janë më të vjetër, ju mund të flisni me ta rreth ndihmës që ata mund të iu ofrojnë juve.

 

Flisni me shoqet që kanë lindur:

Nëse kjo është hera e parë për juve, ju mund të ndiheni në siklet rreth disa pytjeve që mund të ia bëni gjinekologut tuaj. Për shembull, ju mund të prekeni nga depresioni pas lindjes (Post Partum Depression). Përderisa kjo është totalisht normale, nuk është keq nëse i shprehni ndjenjat e juaja me dikënd tjetër. Ju ndoshta nuk do ta keni lindjen e njejtë sikur nëna juaj apo shoqet e juaja, por nëse i dëgjoni përbojat e tyre, ju do të ndjeheni më lehtë me vetveten.

 

Përgatiteni çantën tuaj për spital:

Gjëja e fundit që duhet ta mendoni kur jeni në lindje është se çka të vendosni në çantën tuaj që e merrni me veti ne spital. Bëjeni gati para kohe dhe mundohuni të merrni vetëm gjërat esenciale – një brushë e dhëmbëve, shampon, sapun dhe pantofla të rehatshme. Nëse nuk jeni e sigurtë se çka ju nevojitet, ju mund të pyesni infermieret në spital.

 

Ca gjëra esenciale kur ktheheni në shtëpi:

Sa i përket gjërave që mund të ju nevojiten në shtëpi kur ktheheni: pelena, lecka të lagëta, rroba, një vend të sigurt për beben të flejë. Nëse keni vendosur të mbani jelekë për gji dhënie, merrni sa më shumë. Nuk ju nevojitet çdo produkt që në fillim, prandaj mos u shqetësohuni për këtë Përqendrohuni në adaptimin tuaj dhe të bebes në këtë kapitull të ri të jetës suaj.

 

Do të donim të dëgjonim mendimet e juaja rreth listës tonë. Cila është pjesa më e rëndësishme për pregatitje për lindje sipas jush?