Si të pregatiteni për udhëtim me beben

Ju mund të befasoheni, por të udhëtoni me një bebe mund të jetë mjaftë qetë. Fëmijët nuk janë aq delikat siç mendojnë nganjëherë prindërit. Megjithatë është e rëndësishme të kontrolloni sa të përshtatshme janë vendet dhe akomodimi për beben tuaj. Rrini gati bebes sepse kjo është e re për të dhe mund të mos reagoj siç keni pritur ju. Besoni vetes, rrini qetë dhe pozitiv dhe ju dhe beba juaj do të kaloni shumë mirë! Nëse jeni gati për udhëtimin e juaj të parë – fillojmë paketimin!


Ushqimi dhe rehatia janë shumë të rëndësishme kur udhëtoni – veçanarisht kur është një rrugë e gjatë.

  • Paketoni një shishe uji shtesë në rast se ju harxhohet para kohe. Nëse nuk jeni duke dhënë gji, ju mund të merrni me veti sa më shumë ushqim për beben apo ushqim të ngurtë (varësisht nga dieta e bebes) pasi që ju nevojitet për udhëtimin.
  • Paketoni pelena mjaftueshëm për krejt udhëtimin, ose të paktën për rrugë deri sa mbërrini në destinacionin e juaj – cilido që është opcioni më i përshtatshëm për juve. Fatmirësisht, ju mund të zgjedhni mes një sërë paketimesh, cilido që përshtatet për kohëzgjatjen e udhëtimit tuaj.
  • Nëse lind nevoja, jini të pregatitur me rroba shtesë. Ju poashtu mund të merrni me veti një batanije ashtu që kur nuk jeni në rrugë, beba juaj mund të rri rehat diku. Ndoshta mund të merrni edhe lecka të lagura dhe një batanije ku mund ta ndërroni?

Kur vjen puna te shëndeti dhe siguria, gjërat janë mjaftë të thjeshta:

  • Merrni me veti krema mbrojtës të ndryshëm, dhe një kapelë – dielli është i dëmshëm për lëkurën e bebes suaj. Mbroni nga dielli edhe kur jeni në veturë – Mund të vendosni hije në dritare të veturës apo ti lyeni me krem mbrojtës. Ose të dyja bashkë!
  • Nëse jeni duke udhëtuar me veturë, sigurohuni që karriga e bebes është e vendosur mirë. A e keni vendosur ngjitësin “Baby on Board”? Nëse jeni duke udhëtuar me Aeroplan, ju mund të merrni me veti karrigen e bebes por sigurohuni me linjën ajrore që lejohet kjo gjë 😊.
  • Të keni me veti një çantë të ndihmës së parë – merrni çfarëdo furnizimesh që mund të jenë të dobishme gjatë rrugës. Nëse fëmija juaj ka barna me recetë, sigurohuni që i keni marrë me veti. Përfshini një letër ku janë të cekura informatat e shëndetit të fëmijës suaj – p.sh. ndonjë alergji apo sëmundje, poashtu edhe kontaktet e juaja.

Tani që keni mbuluar baziket, a ka diçka tjetër?

  • Ju mund të merrni lodra ashtu që beba juaj mund të luaj me to sa jeni në veturë.
  • Sillni një karrocë të lehtë ose hobe – cilën do që e preferoni.
  • Sillni me veti qese për mbeturina – mund ti përdorni për ti hedhur rrobat e palara dhe pelenat e pista.
  • Nëse jeni duke udhëtuar me veturë dhe fëmija juaj është pak më i rritur, ai/ajo do të ketë nevojë të ndalet më shpesh, në rast se fëmija juaj mërzitet në veturë. Ju e dini se është mirë për fëmijët të lëvizin aty këtu nganjëherë!

A ka ndonjë gjë tjetër që duhet të marrim me veti kur udhëtojmë? Na tregoni në komente!